Betejën me Covid-19 e humb një 16 vjeçar nga Vitia

Në prag të një vjetorit të pandemisë, në mëngjesin e të enjtes e ka humbur betejën me COVID-19 një 16-vjeçar nga Vitia.

Lajmin e ka konfirmuar infektologia nga Spitali Regjional i Gjilanit, Dr. Selvete Shurdhani.

“I ndjeri ka qenë I retarduar, ka pasur ndryshime të mëdha në mushkri dhe temperaturë të vazhdueshme. Na ka tmerruar humbja e tij. Unë e kam pranuar para 7-8 ditëve, ka qenë në gjendje të rëndë dhe është trajtuar deri sot nën mbikëqyrje maksimale nga i tërë stafi i Repartit të Infektivës. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes”, ka thënë Shurdhani.

Ky është rasti i parë në Kosovë moshë të re që nuk i mbijeton virusit.

Deri tani, betejën me COVID-19 brenda një viti e kanë humbur  1,674 kosovarë.

Read Previous

​Shqiptohen 388 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19

Read Next

“Dhuro gjak, shpëto jetë”, flet Miranda Delija Rakoci