Sheshi i fshatit Skivjan duket bukur, e krejt kjo falë investimit nga ana e banorëve, të ndihmuar edhe nga kuvendi komunal i Gjakovës.
Fadil Selimaj, kryetar i këshillit lokal, Skivjan theksoi se kjo pjesë shumë e frekuentuar e fshatit mirëmbahet gjatë gjithë kohës në mënyrë që vizitorët ta shijojnë qëndrimin këtu.
Kryetari i këshillit lokal të fshatit Skivjan falenderoi të gjithë ata që kontribuojnë, e sidomos bashkatdhetarët që kontribuojnë e nuk e harrojnë asnjëherë fshatin e tyre.