Kishte apo nuk kishte ngrohje në shkollën e Skivjanit?

Në rrjetin social Facebook ka qarkulluar një informatë që nxënësit  e shkollës fillore “ Ukshin Miftari” në Skivjan janë detyruar të lënë mësimin. Kjo për shkak se kanë munguar lëndët djegëse, përkatësisht drutë që kjo shkollë i përdor për sistemin e ngrohjes. Por, drejtori i shkollës, Shefqet Dinaj  tha se e vërteta qëndron ndryshe.

Nga ana tjetër Zymber Berisha nga Drejtoria e Arsimit në Gjakovë ka thënë se ka një kontratë vjetore për furnizimin e shkollave me dru, prandaj sipas tij ,në asnjë shkollë  ska mungesë të ngrohjes.

Tutje Berisha, shtoi se asnjë shkollë në Gjakovë s’ka mundësi të mbesë pa ngrohje sepse ekziston një depo me dru rezervë në fshatin Doblibare.

Read Previous

Mbesin në fuqi masat antiCOVID-19

Read Next

Vlora Tuzi-Nushi: “Fuqizimi i gruas jo vetëm në muajin mars”