Nga 17 marsi linjat e transportit rrugor të udhëtarëve do të protestojnë

Jo vetëm numri i vogël i udhëtarëve por edhe humbjet e mëdha që janë shkaktuar nga situata e krijuar nga pandemia e poashtu edhe moszbatimi i marrëveshjes së nënshkruar me Ministrinë e Infrastrukturës janë disa nga arsyet që ky sektor të marrë këtë vendim. Kryetari i shoqatës së transportit në Gjakovë, Kadri Rrahmani tha se përkundër ofrimit të shërbimeve të përgjysmuara edhe pas shumë muajsh negociata prapë nuk kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët.

Rrahmani kërkoi falje për të gjithë udhëtarët por thotë se kjo ka qenë zgjidhja e vetme e tyre andaj ai tha se qeveria duhet të mendoj për të drejtat e udhëtarëve jo kompanitë e transportit.

Edhe operatorët ekonomikë thanë se humbjet kanë qenë të mëdha për faktin se kanë punuar me kapacitete jo të plota. Arbnor Musa tha se përkundër numrit të vogël të udhëtarëve cdo ditë janë në realicionin Gjakovë – Pejë por shpenzimet janë të mëdha.

Të atakuar drejtëpërdrejtë me këtë problem janë edhe qytetarët të cilët udhëtojnë cdo ditë e sidomos ata nga distancat më të largëta.Sipas tyre nëse ndërptiet transporti ata nuk kanë zgjidhje tjetër dhe kjo do të iu vështirësojë atyre që të marrin shërbimet jetike.

Në mesin e udhëtarëve ka edhe nxënës e duke e ditur që një numër i konsiderueshëm udhëtojnë cdo ditë atëherë me ndërprerjen e linjave vështirësitë për të shkuar në shkollë do të ishin edhe më të mëdha. Ndërsa në rast që kërkesat e përfaqësuesve të transportit nuk realizohen prapë do të vazhdojnë me protestë apo edhe masa të tjera.

Read Previous

Vlora Tuzi-Nushi: “Fuqizimi i gruas jo vetëm në muajin mars”

Read Next

Sot do të mblidhet komiteti për vlerësimin e situatës me COVID-19