Banorë të lagjes së parë në Gjakovë u mblodhën për të diskutuar mbi Lapidarin e Përgjithshëm që është kërkesë e kahmotshme e tyre. Zonja Mevlyde Saraqi njoftoi të pranishmit se Lapidari i Përgjithshëm do të ndërtohet sivjet.
Kryetari i bashkësisë së parë lokale, Flamur Babalija falënderoi Kuvendin komunal të Gjakovës për këtë iniciativë.
E ata që me kalimin e viteve e ndjejnë edhe më shumë peshën e luftës, ndërtimi i këtij lapidari, do t’ju lehtësojë dhimbjen.
Mbi 75 persona janë vrarë e masakruar në masakrat e datave 1,2 dhe 16 prill.