Ministrja e Sportit i përgjigjet Luiza Gegës: Vazhdojmë të mbështesim garat e saj

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu është përgjigjur lidhu me mungesën e shpërblimeve për atleten shqiptare Luiza Gega.

Në një deklaratë pas mbledhjes së qeverisë, Manastirliu tha se ministria vijon të mbështesë garat e atletes përmes shpërblimeve dhe sigurimit të kushteve lehtësuese për përgatitjen e saj.

“Qeveria është e angazhuar në mbështetjen e sportistëve tanë, e kemi treguar mbështetjen edhe për Luiza Gegën. Përtej shpërblimeve, janë edhe të mbështetur nga të gjithë aspektet e tjera, me pjesëmarrjen në trupën e Forcave të Armatosura. Do të vijojmë ta mbështesim në garat e saj. Gjatë vitit 2022-2023 e kemi mbështetur në 13 gara ballkanike dhe jo vetëm, do e vlerësojmë siç e kemi vlerësuar. Mbështetja vjen përmes shpërblimeve dhe përgatitjes së sportistëve do të vijë dhe nuk do të mungojë as për Luiza Gegën”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se më herët Luiza Gega është shprehur e zhgënjyer duke pretenduar se nuk ka marrë disa shpërblimet të premtuara nga shteti shqiptar.

/Telegrafi/

Read Previous

Peticioni për shkarkimin e kryetarëve në veri, Osmani: E drejtë që u takon qytetarëve

Read Next

Gjermania po përgatitet për një stuhi të madhe, së shpejti do të arrijë në Ballkan ​