Sot bëhet një vit nga konfirmimi i dy rasteve të para me COVID në Kosovë

Sot është bërë një vit prej se kur janë konfirmuar dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë.

Ishin kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti, dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ata të cilët i konfirmuan këto dy raste përmes një konference për media, njofton Klan Kosova.

Një 77-vjeçar nga fshati Stubëll i Vitisë dhe një shtetase italiane ishin dy rastet pozitive nga 15 mostra që ishin testuar mes 12 e 13 marsit të vitit të kaluar.

Tani kur janë bërë një vit nga konfirmimi i rasteve të para, numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes.

Vetëm gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 730 raste të reja me COVID-19.

Kujtojmë se Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka nisur me procesin e vaksinimit kundër koronavirusit./KlanKosova

Read Previous

Konsullata e Kosovës në Stamboll ka një njoftim për kosovarët

Read Next

20 shprehje nga 20 sipërmarrësit më të mëdhenj të kohërave