Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Sabedin Shehu” në Gjakovë, një femër nga pakujdesia ka goditur dy persona me veturën e saj.
E dyshuara është femër kosovare e cila me veturën e saj me targa vendore nga pakujdesia, në kalimin e këmbësoreve ka goditur dy persona një femër dhe një mashkull. Si pasojë u ka shkaktuar lëndime trupore.
Viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë dhe pas tretmanit mjekësor janë liruar për në shtëpi.
Lidhur me këtë rast është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër te tij, rasti shkon në procedurë të rregullt.