Sa po respektohen masat në Gjakovë?

Rastet e të infektuarve me Covid-19 dita-ditës janë duke u rritur. Mbase kjo po bën që disa prej qytetarëve të gjakovës të veprojnë konform masave të parandalimit të këtij virusi. Mbajtja e maskës duket se është kthyer në trend për gjithësecilin që prioritet ka shëndetin.

Në krye të detyrës janë edhe uniformat blu. Maj. Milazim Lumi, komandant i Stacionit Policor në Gjakovë, tha se nga dita e premte e deri më tani  janë shqiptuar 142 gjoba për mosmbajtje të maskës.

Ndërsa, përmes një email-i, Fazli Hoxha,  drejtori i inspektoriatit në komunën e Gjakovës ka thënë se:

Drejtoria për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, gjegjësisht inspektorët sanitarë dhe inspektorët e tjerë të autorizuar, së bashku me inspektorët sanitarë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) dhe Policinë e Kosovës në vazhdimësi janë duke mbikëqyrur zbatimin e Ligjit Nr.07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19. Vetëm gjatë kësaj periudhe janë kryer mbi 100 inspektime dhe janë shqiptuar 6 gjoba për shkelje të dispozitave ligjore në fuqi, si dhe janë lëshuar 18 urdhëresa për parregullsitë e konstatuara. Inspektorët sanitarë kanë nxjerr 1051 vendime për izolim për personat e rezultuar me Covid-19. Vetëm gjatë këtyre tre muajve, inspektorët sanitarë kanë mbikëqyrur 18 procedura të varrimeve të personave të cilët kanë vdekur si rezultat i infektimit me Covid-19. Në Komunën e Gjakovës po vazhdohet me inspektime edhe gjatë vikendeve dhe pas orarit të rregullt të punës, krejt kjo me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të vendimit të Qeverisë dhe Ligjit Nr.07/L-006 Për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Me këtë rast është thënë se qytetarët e komunës së Gjakovës duhet t’i përmbahen udhëzuesve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, me qëllim që të parandalojmë përhapjen e virusit Covid-19, në të kundërtën inspektorët janë të detyruar të ndërmarrin masa ndëshkuese që janë të përcaktuara me ligj.

Read Previous

Tri raste të konfirmuara me variantin britanik të coronavirusit në Kosovë

Read Next

Gjurmëve të muzikës, nga Kati Zhubi – Pjesa e dytë