Nxënësit e shkollës “Prenk Jakova” vlerësohen nga Lital Shemesh

Ky interpretim  i nxënësve të shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë ka arritur t’i lë përshtypje mbesës së kryeministrit të Israelit, Lital Shemesh e cila e kishte shpërndarë atë në rrjetin social twiter. Me ç’rast  ajo kishte thënë se:

Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit, e cila u shënua në Universitetin e Gjakovës, në Kosovë, ku studentët këndojnë në hebraisht. Deri më sot, Kosova mburret se shqiptarët ndihmuan dhe fshehën hebrenjtë gjatë Holokaustit dhe refuzuan t’u siguronin nazistëve informacione rreth tyre.

Ndërsa, Kastriot Sada, drejtor, ka treguar se si i erdhi në mendje që të intepretojnë një këngë të tillë në një datë të shënuar siç është 24 janari, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit.

Përkundër vështirësive, nxënësve nuk u ka munguar vullneti që të interpretojnë një këngë në gjuhë hebreje.

Kujtojmë se vitin e kaluar, në po të njëjtën datë, nxënësit janë paraqitur para publikut me dy himne. Atë të Shqipërisë dhe Kosovës. Ndërsa këtë 27 janar vendosën të surprizojnë të pranishmit duke kënduar një këngë me motive hebreje.

Read Previous

Aksident i rëndë në Gjakovë (VIDEO)

Read Next

KV Vëllaznimi fiton kundër KV Lubotenit