LDK sot zgjedh kryetarin

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), sot mban Kuvendin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e ri.

Kandidaturën e tyre për kryetar e kanë konfirmuar Lumir Abdixhiku, Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Anëtarë të kryesisë dhe degëve të LDK-së kanë përmendur edhe emrin e Kujtim Shalës, por ky i fundit nuk është deklaruar nëse do të jetë pjesë e garës.

Statuti i LDK-së e përcakton se kandidaturat për kryetar bëhen në punimet e kuvendit. Neni 25 i statutit e parasheh që “secila kandidaturë duhet të miratohet me 50 për qind plus 1 të delegatëve të pranishëm”. Duke marr parasysh faktin se kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, duke përfshirë edhe kryetarin e partisë, secilit kandidatë potencialë i nevojiten 178 vota përkrahëse për të hyrë në listën e kandidatëve për kryetar.

Por, në rast se kuvendi nuk aprovon më shumë se një kandidaturë, atëherë kuvendi vendos për mënyrën e përzgjedhjes dhe votimit për kryetar.

Read Previous

10 mijë e 630 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Read Next

Mund t’ju themi ç’tip jeni nëse na thoni mënyrën si përshëndeteni