Ndiqni programin e mëngjesit “Çeli Sytë” të plotë

Programi i sotëm nisi me ata që pandemia Covid-19 ju shkaktoi dëme të mëdha e që nga marsi i vitit të kaluar kur kjo e fundit u shpall si e tillë, ata vazhdimisht po bëjnë apel të ju respektohen të drejtat e tyre dhe të lihen të lirë të ushtrojnë profesionin e tyre njëjtë si të tjerët, gjithmonë konform masave. Janë gastronomët e Kosovës, e për të folur për sfidat e tyre, nismat e shumëçka tjetër i ftuar në studio ishte Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

E sesa po respektohen masat antiCovid nga qytetarët dhe bizneset në përgjithësi dhe se a ka shumë të dënuar nga mosrespektimi i atyre rregullave na tregon inspektori Artan Hoxha.

Si dhe sa ka ndikuar në biznese pandemia na tregon Ilira Shala Dujaka, menaxhere e shitjeve në Center Mall.

E programin e përmbyllëm me talentin shumëdimensional, Albi Macula i cili ka prezantuar në shumë gara fizikë e matematikë Gjakovën në gara republikane brenda dhe jashtë shtetit. Prej nga kjo dëshirë për shkencat ekzakte dhe a është e vështirë të kuptohen na tregon ai.

Read Previous

Urgjenca për formimin e institucioneve të reja

Read Next

Mbetjet kockore të gjetura në Kizhevak dërgohen për analizë në Komisionin Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur