Sot zhvillohen dy përballje interesante në Superligën e Basketbollit kosovar.
Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 20-të të PrinceCaffe Superligës.
Ndeshja e parë zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Istogt.
Kuqezinjtë numërojnë tetë fitore e 11 humbje, derisa istogasit kanë vetëm një fitore e 18 humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00
Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes Golden Eagle Yllit dhe Proton Cable Prizrenit.
Therandasit janë në vendin e katërt me 11 fitore e tetë humbje, kurse prizrenasit në vendin e shtatë me pesë fitore e 14 humbje.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/