Skuadra e Vëllaznimit pas humbjes së djeshme ndaj klubit të Dukagjinit në Ligën e Parë, ka dalur me një reagim për gjyqtarin e kësaj sfide, Valon Bajgorën.
Pas humbjes 2:1, skuadra e Vëllaznimit ka ‘shpërthyer’ me akuza të rënda drejtuar gjyqtarit Bajgore, me arsyetimin se referimi nuk ishte i drejtë.
Madje, klubi gjakovar thotë se gjyqtari në fjalë i ka kaluar të gjitha normat.
Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Vëllaznimit:
“REAGIM LIDHUR ME NDESHJEN DUKAGJINI -VËLLAZNIMI Të ndërgjegjshëm se ç’do njeri mund të gaboj, nuk e kemi parë të arsyeshme që të reagojmë për 18 xhiro me radhë lidhur me ndarjen e drejtësisë me ç’rast më shumë raste jemi dëmtuar.Kjo mbase edhe për faktin se jemi të prirur që së pari të anaizojmë gabimet që ndodhin në shtëpinë tonë.Por gjyqtari Valon Bajgora (nëse mund të quhet gjyqtar) me ndihmësit e tij i tejkaluan tëgjitha normat. Ndërhyrje brutale të pa ndëshkuara, rreth 20 goditje dënimi të pa qena të akorduara rreth zonës sonë, gol fantazmë pas prekjes së topit me dorë të futbollistit vendas me ç’rast topi nuk e kalon vijën totale, nuk meritojnë gjë tjetër pos fjales TURP!Urojmë që pamjet e bashkangjitura të mos shikohen nga familjaret e këtij gjyqtari, sepse mbase edhe ata do të ndiheshin të zhgënjyer me të.Të mos harrojë ky pseudogjyqtar se KF “VËLLAZNIMI” është BREND dhe se fanella e tij peshon shumë rëndë. Deri diku edhe e kuptojmë, se ky Valon Bajgoja është i ri dhe futbollin ka filluar ta përcjell vonë.Jemi mbase klubi i vetëm të cilit për 19 xhiro nuk i është akorduar asnjë penallti në favor. RASTËSI? Urojmë të jetë ashtu.Poashtu, njoftojmë opinionin e gjërë se KF “VËLLAZNIMI” moti nuk ka qenë i organizuar si klub. Mundi dhe djersa jonë shumë shpejtë do fillojnë të japin fryt.Bashkë me tifozët tanë të zjarrtë KF “VËLLAZNIMIN” do ta ngrisim aty ku e meriton të jetë.Besojmë fuqishëm në organet kompetente të FFK-së, që do ta shqyrtojnë rastin në fjalë. FORCA VËLLAZNIM”.