A keni menduar ndonjëherë se cila ngjyrë mund të përdoret si mjet torture? Bëhet fjalë për ngjyrën e bardhë. Tortura në dhomën e bardhë konsiderohet të jetë një nga format më të rrezikshme të vuajtjeve mendore. U bë e mjaft e njohur kohëve të fundit me zbatimin e saj në Iran.
Tortura e dhomës së bardhë përfshin qëndrimin e një të burgosuri në një qeli ose një kuti që ka mure tërësisht të bardha. Fletët, rrobat e burgut, dyert, dritat dhe çdo gjë tjetër në qeli janë të bardha. Gjithashtu, ushqimi i cili shërbehet është orizi i cili poashtu ka ngjyrë të bardhë.
Për më tepër, privimi shqisor nuk është shkaktuar vetëm nga ngjyra, por edhe nga mjedisi absolutisht i heshtur.I burgosuri mbahet i izoluar dhe nuk mund të flasë me askënd, madje edhe pantoflat e rojeve janë të mbushura në mënyrë që i burgosuri të mos dëgjojë ndonjë tingull, por vetëm tingujt që i burgosuri i shkakton.Siç është e qartë, tortura e dhomës së bardhë nuk ka të bëjë me rrahje dhe dhimbje.
Megjithatë, është më keq. Qëllimi i dënimeve të tilla është që zakonisht të mbjellin frikë tek i burgosuri por rezultatet janë shumë më të rrezikshme sesa vetëm një ‘i burgosur i frikësuar’.
I burgosuri humb identitetin e tij në këtë proces. Ai nuk mund ta dijë se kush ishte madje as anëtarët e familjes nuk i njeh me vone.Përveç kësaj, vuajtja vazhdon pafundësisht dhe personi nuk kthehet përsëri në jetën normale. Sesionet psikiatrike mund të ndihmojnë në një farë mase, por rimëkëmbja e plotë mendore është një ëndërr ndoshta edhe e parealizuar për një të burgosur të tillë.Për fat të keq, vuajtja zgjat për gjithë jetën./Syri