Hoxhaj me 10 kërkesa për Osmanin e Kurtin: VV-ja të distancohet nga sulmi i Kuvendit kur Thaçi u bë president

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enevr Hoxhaj, pas takimit me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin ka thënë se ishte një takim i mirë dhe konstruktiv.

Ai ka thënë se në këtë takim ata ishin parimor dhe konstruktiv, ku ata edhe kanë ngritur çështje, nga  të cilat kanë kërkuar qëndrim.

Kishim një takim shumë të mirë me kryetarin e VV-së Albin Kurti dhe Osmanin si fitues të zgjedhjeve

Ishte një takim pas kërkesës sonë që duhet diskutim mes pozitës dhe opozitës për formimin e  institucioneve. Ne ishim parimor dhe konstruktiv në takim. Për zgjedhjen e Presidentit para se të flitet për personin duhet të diskutohet për parime që duhet të ketë presidenti. Ne kemi nevojë për unitet.

“Kemi kërkuar qartësi polike sa i përket politikës së Jashtme. Sjellja jon në raport me formimin e institucioneve të reja varet prej 10 qëndrimeve të cilat i kemi ngritur në takim”

“Së pari sa herë ka pasur zgjedhje të presidentit institucionet e Kosovës janë sulmuar dhe është goditur edhe vet ndërtesa e Kuvendit. Ne kemi pyetur Kurtin a distancohet ndaj një dhunë të tillë . Së dyti dialogu që në të kaluarën Kurti e Osmani kanë thënë se pa kërkuar falje  Serbia e pa u gjetur të pagjeturit nuk ulen në tavolinë. Së treti çështja e Asociacionit

Së katërti edhe rishikimi i vijës kufitare. A do ta kthejnë kufirin në Zhleb e Qakorr. A e respektojnë marrëveshjen e Washingtonit  dhe tërësinë e saj. Cili është qëndrimi i tyre për Minishengenin.

Gjatë Qeverisë Hoti është suspenduar politika e jashtme duke hequr dorë nga anëtarësimi në organizatat ndërkobtare. Cili është qëndrimi i tyre. Po për reciprocitetin me Serbinë çfarë do të bëhet. Pra kemi ngritur një serë temash. Këtë takim do ta diskutojmë me organet e PDK dhe do të dalim me atë se cila do të jetë qasjani jonë në raport me formimin e institucioneve”, tha Hoxhaj. /EkonomiaOnline/

Read Previous

Këto janë vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Read Next

PDK kërkon 10 përgjigje për t’i përkrahur institucionet e reja