Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës nga 8 marsi e deri më sot kanë shqiptuar 578 gjoba ndaj qytetarëve të cilët nuk e kanë vendosur rripin e sigurisë në veturë gjatë vozitjes. Komandanti i trafikut rajonal Kapiten Albin Sahatqija tha se shqiptimi i këtyre gjobave është bërë në kuadër të operacionit policor të quajtur “ROADPOL”, apo “Java e rripit të sigurisë” e cila ka për qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacionin rrugor.
Përveç policisë që vazhdimisht apelon për vendosjen e rripit të sigurisë njëri nga ngasësit tha se vendosja e rripit parandalon lëndimet e rënda e shpeshherë edhe aksidentin me fatalitet.
Kapiten Sahatqija tregoi se cilat janë kundërvajtjet që për pasojë shkaktojnë edhe aksidente të rënda.
Shqetësuese mbetet fakti që në disa rrugë regjionale gjendja nuk është e mirë dhe për këtë policia e trafiktu rajonal ka dërguar shkresa në insitutucionet gjegjëse për masat e mëtejme që duhet ndërmarrur për menaxhimin sa me efikas të trafikut në vendin tonë.
Policia e Kosovës do të vazhdoj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes planifikimeve konkrete operacionale për menaxhimin dhe kontrollin e trafikut në vend, në mënyrë që të kemi një siguri edhe më të madhe nëpër rrugët tona thonë zyrtarët e trafikut rajonal.