​Haradinaj pritet në takim nga Osmani e Kurti

Ka nisur takimi ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pretendentes për presidente, Vjosa Osmanit me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,(AAK) Ramush Haradinaj për t’u konsultuar rreth formimit të institucioneve.

Haradinaj në këtë takimit është shoqëruar me anëtarin e kryesisë së AAK-së Selim Selimi.

Ky është takimi i dytë me radhë i fituesve të zgjedhjeve të 14 shkurtit me partitë tjera parlamentare.

Para Haradinaj, Osmani e Kurti kanë mbajtur takim edhe me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj. 

Read Previous

Gjobiten 678 qytetarë për mosmbajtjen e rripit të sigurisë në Gjakovë

Read Next

Gjuha si metodë identifikimi? Ja disa gjëra që nuk i keni ditur më parë për të