​Të mërkurën hidhet shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës

Komisioni i Garave brenda Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar klubet pjesëmarrëse të çerekfinales së Kupës së Kosovës se shorti për këtë fazë të garave do të tërhiqet, të mërkurën (më 14 shkurt), në orën 12:00, në selinë e FFK-së.

Pjesë e shortit do të jenë tetë skuadra: Prishtina, Malisheva, Suhareka 23, Vjosa, Ballkani, Drita, Dukagjini dhe Trepça’89.

Kupa e Kosovës është trofeu i dytë më i rëndësishëm në futbollin kosovar dhe fitimi i saj siguron pjesëmarrjen në garat evropiane edicionin e ardhshëm./KP/

Read Previous

​12 vjet nga tragjedia në Restelicë

Read Next

Kurti: Euro mjeti i vetëm i pagesës në Kosovë, çdo sugjerim i kundërt është propagandë