“Strehohen” nën pemë pasi fillojnë reshjet e shiut të rrëmbyeshëm, katër persona i godet rrufeja – mediat në Indi publikojnë pamjet

Katër punonjës të një kopshti në Gurugram të Indisë, e pësuan keq kur vendosen të “strehohen” nën një pemë me të parë se filluan reshjet e mëdha të shiut.

Duke menduar se do t’i shpëtojnë shiut u futën nën një pemë, por rrufeja i goditi që të katërtit dhe njëri prej tyre humbi jetën.

Në anën tjetër, policia indiane ka njoftuar se me të goditur rrufeja që të katërtit janë rrëzuar në tokë – e pasi janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, tre prej tyre kanë shpëtuar por me plagë të mëdha – e i katërti nuk i mbijetoi plagëve.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur rrufeja godet pemën nën të cilën ishin punonjësit që mirëmbanin kopshtin e një pallati, dhe për një moment rrëzohen që të katërtit në tokë – pa vetëdije. /Telegrafi/

Read Previous

​QKMF-të në Prishtinë tre muajt e fundit nuk janë furnizuar nga MSH-ja me barna të listës esenciale

Read Next

Pritet të merret vendimi që mësimi të vazhdojë online për dy javë