Sot dy përballje interesante në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve vazhdon edhe sot me dy ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e 1/16-ës së këtij sezoni.

Të dy përballjet e sotme zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ku spikat ajo mes Napolit dhe Barcelonës.

Kampioni italian pret në stadiumin “Diego Armando Maradona” kampionin spanjoll, Barcelonën.

Ndërkaq, krahas këtij takimi do të luhet edhe ndeshja mes Portos dhe Arsenalit. /KosovaPress/

Programi i sotëm:

21:00 Porto – Arsenal

21:00 Napoli – Barcelona  

Read Previous

Kurti: Buxheti i komunave sivjet është për 40% më i lartë se para 3 vitesh

Read Next

Mosraportimi i komunave në sistemin për performancë, Krasniqi: Do të ketë masa penalizuese