Nga nesër nuk do të ketë transport ndërurban të udhëtarëve në Gjakovë

Si në të gjithë vendin edhe në Gjakovë nga nesër nuk do të ketë transport të udhëtarëve ndërurban. Krejt kjo për shkak të mospërmbushjes së marrëveshjes ndërmjet Shoqatës së Transportit të Udhëtarëve dhe Ministrisë së Infrastrukturës për subvencionin e operatorëve në këtë sektor.

Me këtë rast kryetari i shoqatës së transportit në Gjakovë Kadri Rrahmani ka thënë për Syri-n se përkundër ofrimit të shërbimeve të përgjysmuara edhe pas shumë muajsh negociata prapë nuk kanë arritur në një marrëveshje të përbashkët.

Për të gjithë operatorët ekonomik humbjet kanë qenë të mëdha për faktin se kanë punuar me kapacitete jo të plota dhe për këtë arsye nga nesër do të protestojnë në shenjë revolte për shkak të neglizhimit nga ana e qeverisë. Në kërkesat e njëpasnjëshme ne kemi kërkuar që të jemi pjesë e subvencionimit për faktin se si pasojë e pandemisë të gjithë operatorët kanë humbur mjaft e disa prej tyre janë detyruar edhe të futen në borgje, ka thënë tutje Rrahmani. Përndryshe përfaqësues të shoqatës së transportit rrugor thonë se greva e tyre do të vazhdojë deri në momentin kur do të përmbushen kërkesat e tyre. Nëse kërkesat e tyre nuk gjejnë zbatim atëherë do të marrin edhe masa të tjera./Syri

Read Previous

​MPJD: Petkoviq ka leje për të hyr në Kosovë

Read Next

Vendet që kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca