Arrestohet një i mitur, i gjendet një armë në hapësirat e shkollës

Policia e Kosovës e ka arrestuar të premten një të mitur në Prishtinë, pas raportimeve se i njëjti është parë në hapësirat e shkollës së mesme me një armë.

Pas intervistimit, i njëjti është liruar.

“Prishtinë 23.02.2024-17:30. Është raportuar se në hapësirat e shkollës së mesme është parë një person me një armë. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar dhe nga ai është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Read Previous

Cila është kompania që pretendon se do të reduktojë aksidentet rrugore?

Read Next

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes flet për planin e transformimit të FSK-së në forcë mbrojtëse