Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtar policor ditën e djeshme nën dyshimet për veprat penale keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.
Siç bëhet e ditur nga IPK, zyrtari policor ka pranuar 1000 Euro për të plotësuar dy vendime për kundërvajtje (fiktive), njëra me vlerë prej 500 euro, me 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej 1 viti dhe tjetra në vlerë prej 200 euro duke përdorur të dhënat e pa sakta të qytetarëve.
Tutje thuhet se me udhëzim të Prokurorisë së Gjakovës, IPK-ja ka iniciuar procedurë penale edhe ndaj një ndaj qytetarit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit” (duke i ofruar zyrtarit policor 1000 Euro) dhe “Deklarim i rremë” .
Komunikata e plotë nga IPK: