SHBA-ja vlerëson arritjet e FSK-së në fazën e tranzicionit

Drejtori për Politikat Evropian dhe të NATO-s në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alton Buland, ka vlerësuar arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës së tranzicionit në konsultimet dypalëshe në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-ve dhe të Kosovës.

Qëllimi i konsultimeve dypalëshe, sipas një komuniate të leshtuar nga ana e Departamentit të Mbrojtjes, ishte diskutimi i prioriteteve të bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve si dhe mbështetjen në zbatimin e planit 10 vjeçar të tranzicionit të FSK-ës.

“Udhëheqësit ndanë informacione rreth projekteve që synojnë të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive dhe ndërveprimit të FSK-së, angazhimet e ardhshme ushtarake, Programin e Partneritetit Shtetëror me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Buland ka falënderuar FSK-në për kontributin në ofrimin e trajnimeve për deminim të ushtarëve ukrainas.

“Buland përshëndeti Kosovën për arritjet që FSK-ja ka bërë në fazën e dytë të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe falënderoi ministrin Maqedonci për kontributin e FSK-së në Ukrainë duke përfshirë ofrimin e trajnimeve dhe ekspertizës në deminim”.

“Udhëheqësit riafirmuan rëndësinë e respektimit të standardeve më të larta të vlerave demokratike, shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut në të gjitha aspektet për marrëdhëniet dypalëshe të mbrojtjes”, vijon tutje njoftimi. /Albanianpost.com

Read Previous

Në dyvjetorin e luftës, gazetarët ukrainas të strehuar në Kosovë flasin për tmerrin e përjetuar (VIDEO)

Read Next

Vetaksident në Klinë, njëri nga të lënduarit dërgohet në QKUK