A duhet opozita ta votojë Vjosa Osmanin presidente?

Pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit partia fituese ka edhe kandidaten për president. LVV pos kandidaturës për kryeministër kishte Vjosa Osmanin për presidente. Javën që vjen kuvendi pritet të votojë qeverinë. Pas kësaj pritet edhe zgjedhja e kryetarit të vendit. Ne pyetëm qytetarët e komunës së Gjakovës se a duhet të votohet Osmani nga opozita.

Opozita duhet ta votojë kandidaten për presidente sepse atë e votoi populli dhe është e duhura për këtë pozitë thanë qytetarët.

Të tjerë përveç që janë pro votës nga opozita për Znj.Osmani atë e krahasuan edhe me Nënë Terezën.

U.d së presidentes në Republikën e Kosovës njëherit kandidatja për Presidente në zgjedhjet e 14 Shkurtit doli të jetë kandidatja më e votuar me 300.756 vota në tërë Kosovën.

Read Previous

KE: Nga qershori, pasaporta e vaksinimit e detyrueshme për vendet e BE-së

Read Next

Gjakovë, 41 raste pozitive me Covid-19