Sfidat dhe sukseset e klubit të boksit “Gjakova 137”

Entuziastë dhe luftarakë në sportin e tyre. Kjo duket edhe gjatë stërvitjeve të cilat i zhvillojnë në palestrën sportive “Shani Nushi” boksierët e klubit “Gjakova 137.

Ky klub që nxori shumë kampionë dhe boksierë të nivelit të lartë sot po perballet me disa veshtirësi si nga ana e perkrahjes morale ashtu edhe asaj ekonomike. Se cilat janë këto veshtrësi na tregon me se miri trajneri i Klubit Hajdar Thaçi.

Po ashtu boksieri Jozef Rrasi I cili premton shumë në të ardhmen tha se vullneti për të ushtruar është shumë i madh por dhe mbeshtetja duhet të jetë me e madhe.

Këtu ka edhe boksierë që janë krenari e klubit. Në mesin e tyre është edhe Orges Tanushi i cili synon që në të ardhmen të tregojë suksese në arenën ndërkombëtare.

Edhe përkunder subvencioneve nga ana e drejtorisë për sport,  për ketë klub janë të pamjaftueshme sepse sipas trajnerit Thaçi, boksi është i kushtueshëm dhe për të përmirësuar kushtet nevojitet me shumë përkrahje.

Read Previous

Do t’ju ndryshojë jetën, ja pse parukierët po rekomandojnë të lani 1 herë në javë flokët me uthull molle

Read Next

Gënjeshtrat që nuk duhet t’i thuash kurrë mjekut