Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomaš Szunyog, ka njoftuar për takimin me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Sipas postimit të tij në X, ata kanë diskutuar për Agjendën e Reformës Evropiane dhe rekomandimet e Raportit të Kosovës për vitin 2023.
“Ramë dakord për nevojën për bashkëpunim më intensiv në dritën e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe qasjes së re të programimit IPA”, ka shkruar ai.