NATO ka hyrë në Ukrainë? Rusia kërcënon Perëndimin, Zelenski kundër Papës

Shërbimet sekrete të sigurisë në Rusi, kanë informacione prej kohësh se këshilltarët e NATO-s gjenden në Ukrainë. Kështu i komentoi Kremlini raportimet në mediat polake se ushtarët e NATO-s kanë hyrë tashmë në Kiev.

Zëdhënësi Dmitry Peskov i përshkroi si tejet të rrezikshme përpjekjet e bëra nga Parisi, për të krijuar një koalicion i cili do të bashkonte vendet që në mënyrë hipotetike janë gati të dërgojnë trupa në Kiev.

Sigurisht që diskutimet e zgjatura dhe këmbëngulja e Parisit në përpjekjet për të ndërtuar një koalicion vendesh që shpallin gatishmërinë e tyre hipotetike për të dërguar kontingjente të caktuara ushtarake në Ukrainë, nuk janë asgjë tjetër përveçse një linjë direkte dhe shumë e rrezikshme që nxit tensione”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini komentoi edhe thirrjen që Papa Françesku i bëri Ukrainës, për të hyrë në negociata mbi fundin e luftës, duke thënë se presidenti Putin e kishte përsëritur vazhdimisht gatishmërinë e tij për të zgjidhur krizën.

Por Ukraina dhe aleatët rajonalë, e kritikuan kreu e Selisë së Shenjtë i cili përdori edhe termin “flamuri i bardhë”. Thumbues ndaj Vatikanit, u tregua presidenti Zelenski, i cili pa e përmendur Papën, deklaroi se Kisha duhet të jetë me popullin.

Të gjithë, të Krishterë, Myslimanë apo Hebrenj na kanë mbështetur në lutje, dhe në nevoja. Kjo është ajo që duhet të bëjë Kisha, e cila është me popullin. Dhe jo nga 2500 km largësi të ndërmjetësojë virtualisht mes dikujt që kërkon të jetojë dhe dikujt që kërkon të të shkatërrojë”, tha Zelensky.

Sakaq Ukraina njoftoi të hënën se ishte përballur me një tjetër sulm masiv me dronë nga Rusia. Siç u tha, sistemet e mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar 15 nga 25 dronë “Shahed”, të prodhuara në Iran, të cilët shënjestruan rajonin jugor të Odesës. Megjithatë autoritetet lokale thanëse ishte goditur infrastrukturë, një godinë administrative dhe ndërsa tregtare./a2news/

Read Previous

Orion Shtrezi, nxënësi nga gjimnazi që pranohet në Yale të Amerikës

Read Next

Së shpejti në Morinë tregu i përbashkët Kosovë – Shqipëri