Sot (e premte), në Nyon të Zvicrës ka filluar hedhja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Nga ora 13:00 ka filluar hedhja e shortit dhe tashmë janë në proces mësimi i katër çifteve çerekfinaliste.
Manchester City, Real Madridi, Barcelona, Arsenali, Bayern Munichu, Paris Saint-Germain, Borussia Dortmundi dhe Atletico Madridi janë tetë skuadrat në short.
Përveç çifteve të çerekfinaleve, sot do të mësohen edhe ekipet që do të luajnë në gjysmëfinale pas kualifikimit.
Telegrafi do t’ju mbajë të përditësuar për çdo çift dhe detaj nga shorti
Çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Arsenal – Bayern Munich
Atletico Madrid – Borussia Dortmund
Real Madrid – Man City
Paris Saint-Germain – Barcelona
/Telegrafi/