Në Odessa 14 të vdekur dhe 46 të plagosur, pas sulmeve raketore ruse

Një sulm masive me raketa në Odessa të Ukrainës ka lënë të paktën 14 persona të vrarë dhe 46 të tjerë të plagosur, teksa zgjedhjet në Rusi kanë marrë hovin e tyre drejt një rikonfirmimi të Vladimir Putin në detyrë.

Menjëherë në rajon, autoritetet ukrainase kanë shpallur një ditë zie.

Teksa, po punohet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur, të cilët mund të jenë të plagosur, apo të kenë humbur jetën.

Mediat vendore raportuan se mes të vdekurve ka banorë vendas, një mjek dhe një shpëtimtar. 46 persona të tjerë, mes tyre shtatë punonjës të Shërbimit të Emergjencave Shtetërore, u plagosën./AlbanianPost.com/

Read Previous

Konjufca për ish-deputetet: Kosova vazhdon të ecë në hapat e tyre

Read Next

Datat e çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve