Rekord nxehtësie në këtë shtet, temperaturat shënojnë 62 gradë

Brazili është goditur ditët e fundit nga një valë e të nxehtit, i cili nuk ishte regjistruar në vend prej shumë vitesh. Mëngjesin e së dielës, Rio de Janeiro vendosi rekordin e temperaturës, ku termometri shënoi 62.3 gradë.

Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë që kur filluan matjet.

Meteorologët parashikojnë se i nxehti përvëlues do të vazhdojë të paktën deri të mërkurën, dhe për këtë arsye qytetarëve iu kërkohet që të shmangin lëvizjet e panevojshme.

/abcnews.al

Read Previous

Zyrtari policor sulmohet nga qentë endacak, për të shpëtuar shkrep një plumb

Read Next

Aksidenti me dy viktima në Itali, kush është 23-vjeçari shqiptar që humbi jetën