Gazetarja Arbana Xharra është në mesin e atyre që reagun pas postimit skandaloz të kreut të Serbisë. Ajo ka reaguar në rrjetin e saj social facebook:
Jo rastesisht Vuqici ben kete kercenim verbal ndaj Kosoves, pikerisht ne momentin kur SHBA dhe Rusi kane relacion te tensionuar. Kreu i Serbise me vetedije te plote beri kete provokim duke derguar sinjal te qarte edhe tek aleati yne Amerika. Dmth nuk e ka aspak preokupim BE-ne, sepse tashme eshte deshmuar se Kosova dhe Serbia ne tavoline ne Bruksel nuk jane te barabarta. Po te kishte pasur kushtezim serioz te BE-se, Vucic ishte menduar dy here para se te bente kete provokim. Ne kete moment cfare po ben Kosova? Po diskuton hapjen e ambasades se saj ne Jerusalem. Jo vetem qytetare te thjeshte por krere institucional. Ky pra miq eshte rreziku yne, papjekuria politike, mosaftesia per te shfrytezuar momentet historike qe na jane dhene historikisht nga aleatet tane. Kosova e ka ceshtje ekzistenciale aleancen me Ameriken. Erdogani tre dite me pare ka nenshkruar memorandum me Putinin per bashkepunim si ne rrafshin politik ashtu edhe ate ekonomik. Biden eshte duke i injoruar cdo perpjekje te Erdoganit per te rregulluar relacionet me SHBA. Tash neve na mbetet me vendose kah te rreshtohemi?!P.S Raportojeni kete fotografi ne Instagram dhe Twitter e shprendare ne faqen zyrtare te Vuqicit.
Jo rastesisht Vuqici ben kete kercenim verbal ndaj Kosoves, pikerisht ne momentin kur SHBA dhe Rusi kane relacion te…Posted by Arbana Xharra on Friday, March 19, 2021