Rihapet çështja lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt

Gjykata Themelore e Pejës sot ka marrë vendim që të rihap shqyrtimin e çështjes së vrasjes së Agonis Tetajt nga Deçani.

Kjo u bë e ditur sot në seancën gjyqësore nga kryetarja e turpit gjykues, Violeta Husaj-Rugova.

“Trupi gjykues pas marrjes së vendimit sot ka mbajtur seancën për këshillim dhe votim, dhe ka marrë vendim unanimisht që të rihapët t seanca e shqyrtimit gjyqësor, ashtu që shpallet e pa përfunduar procedura penale në këtë çështje”, ka thënë kryetarja e trupit gjykues.

Seanca e radhës e shqyrtimit është caktuar më datën 21.04.2021 ora 11:00.

Read Previous

Tri arsye pse ju shfaqen njolla të errëta në lëkurë!

Read Next

Si të komunikoni me foshnjën tuaj?