Në Gjakovë orari i testimeve PCR fillon me vonesë

Situata po del te jetë mjaft e tensionuar. Policia po bën të mundur edhe distancën e tyre sepse numri i personave të dyshuar ka arritur një numër te madh. Është  objekti ku qytetarët tashmë do të testohen për Covid-19. Testet PCR do të fillonin qe nga ora 08:00 e mëngjesit por testimi filloi me një orë e gjysmë vonesë thonë qytetarët.

Një tjetër person tregon se si  po i bëhet e pamundur që të marrë një rezultat për të udhëtuar jashtë shtetit.

Policia e mediat duket se e bën të mundur të fillojnë testimet thuhet nga të tjerët.

Kishte edhe prej atyre që nuk deshën të flisnin para kamerës së SYRI-t por që prapa kamerës pohuan që parregullsitë e sotme ishin të mëdha duke filluar nga orari me vonesë i testimeve dhe numrit të madh të dyshuarve me Covid-19.

Read Previous

Gjakovë, 29 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Aktivitet për ditën botërore të Sindromës Down