Është mbajtur aktivitet për ditën botërore të personave me Sindromë Down. Këngë të ndryshme u interpretuan për të bërë të lumtur fëmijët e të pranishmit. Në këtë festival i pranishëm ishte edhe i pari i Gjakovës, Ardian Gjini i cili u shpreh që pos dashurisë për këta fëmijë të japim kontribut të veçantë.
Njëherit edhe drejtoresha për RKS, Saranda Hyseni bashkë me drejtoreshën e Handikos Gjakovë, Brilanta Ballata thanë se ndihen mjaft të gëzuara në këtë ditë të personave më të dashur.
Çdo vit, zëri i personave me këtë sindromë, si dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta, bëhet më i fortë. Në këtë ditë, personat që punojnë për këtë çështje organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për Sindromën Down.