Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka njoftuar se sot do të vaksinohen rreth 250 mjekët e parë, ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.
FSSHK ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë, si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani për angazhimin në realizimin e këtij vaksinimi.