BBC: Vendet e pasura po bllokojnë vaksinat për të varfrit

A healthcare worker uses a syringe to dilute the Pfizer-BioNTech Covid-19 vaccine at Kanto Rosai Hospital in Kawasaki, Kanagawa Prefecture, Japan, on Thursday, March 4, 2021. Japanese Prime Minister Yoshihide Suga said the virus emergency in the Tokyo region now set to expire on March 7 may need to be extended for another two weeks, as he seeks to further rein in the pace of infections. Photographer: Kiyoshi Ota/Bloomberg

Vendet e pasura, përfshirë Britaninë e Madhe, po bllokojnë propozimet për të ndihmuar vendet në zhvillim të rrisin kapacitetet e tyre të prodhimit të vaksinave.

Kjo mësohet nga disa dokumente të siguruara nga BBC Newsnight. Disa vende të varfra i kanë kërkuar OBSH t’i ndihmojë ato, por vendet e pasura po mbështeten tek një ligj ndërkombëtar që do t’i pengonte ato ta arrinin këtë.

Mes këtyre vendeve të pasura janë Britania e Madhe, SHBA por edhe Bashkimi Evropian.

Një zëdhënës i qeverisë britanike sidoqoftë thotë se një pandemi globale kërkon një zgjidhje globale dhe Britania po udhëheq, duke ndihmuar përpjekjet për të siguruar akses të barabartë në botë tek vaksinat anti covid dhe trajtimet.

Sipas tij, Britania e Madhe është një nga donatorët më të mëdhenj në përpjekjet ndërkombëtare për të siguruar mbi një miliardë doza të vaksinës në vendet në zhvillim, brenda këtij viti.

Kur dhe si qeveritë do të ndërhyjnë për të siguruara vaksina për këto vende, kjo mbetet për tu parë.

Por aftësia e vendeve të ndryshme për të siguruar vaksina dhe ilaçe është parë qartë tashmë për shkak të pandemisë. Shumë ekspertë thonë se aksesi i barabartë tek vaksinat është thelbësor për të parandaluar rastet dhe viktimat dhe për të kontribuar në imunitetin global.

Por, kapaciteti global për të prodhuar vaksinat është aktualisht sipas ekspertëve, rreth një e treta e atij që nevojitet për këtë. Nëse edhe në vendet në zhvillim, do të kishte prodhim vaksine, atëherë furnizimi do të ishte më i madh, por vaksinat që prodhohen në vende të pasura, kryesisht mbahen në këto vende.

Read Previous

Gjakovë, 37 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Agim Veliu dhe Haki Rugova nuk janë pjesë e kryesisë së LDK-së