Papa dënon vrasjet e punonjësve të ndihmës dhe bën thirrje për paqe në Gaza dhe Ukrainë

Papa Françesku ka bërë një apel të ri për paqe në Gaza dhe Ukrainë, duke dënuar vrasjen e punonjësve të ndihmave në një sulm ajror izraelit, ndërsa i bëri homazhe gjithashtu një ushtari ukrainas që vdiq në luftën kundër Rusisë.

“Shpreh keqardhje të thellë për vullnetarët e vrarë gjatë kohës që ata ishin të angazhuar në shpërndarjen e ndihmave humanitare në Gaza. Unë lutem për ta dhe familjet e tyre”, tha Papa Françesku.

Ai përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim “të menjëhershëm” të Gazës, lirimin e të gjithë robërve të mbajtur nga Hamasi dhe akses të plotë për ndihma humanitare, ndërsa paralajmëroi kundër zgjerimit të konfliktit. /abcnews.al

Read Previous

Në seancë të mbyllur, vazhdon dëshminë dëshmitari i 54-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Read Next

Gërvalla në Japoni flet për potencialin e Kosovës në fushën digjitale dhe të teknologjisë informative