Formohet Komisioni për verifikim të deputetëve – Kuvendi shkon në pauzë 20 minuta

Është bërë emërimi i anëtarëve të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve.

Kryesues i këtij komisioni do të jetë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.

Nga Partia Demokratike e Kosovës do të jetë Ganimete Musliu.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Pas emërimit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari ftoi anëtarët për një mbledhje ku do të paraqesin raportin e deputetëve, ndërsa gjatë kësaj kohe ai tha se Kuvendi duhet të shkojë në një pauzë prej 20 minutash. /Telegrafi/

Read Previous

​Transportuesit nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre, qarkullim të autobusëve s’ka as sot

Read Next

​Kurti: Nuk mund të ketë Asociacion një-etnik në Kosovë