Pezullohet përkohësisht greva, nesër fillon qarkullimi i autobusëve nga Gjakova

Transporti ndërurban ndërpren grevën, nga nesër fillon punën. Këtë e ka bërë të ditur për Tv Syri kryetari i shoqatës së transportit rrugor të udhëtarëve në Gjakovë Kadri Rrahmani. “Për shkak të kushteve klimatike ne kemi marrë vendim që të pezullojmë grevën dhe nga nesër të fillojmë punën. Këtë po e bëjmë për dy arsye, në rradhë të parë qytetarët kanë nevojë për transport sidomos në këto kushte klimatike që po mbretërojnë në gjithë vendin ashtu edhe në komunën e Gjakovës”, tha ai.

Ai shton se po presin krijimin e institucioneve dhe qeverisë së re, që kërkesat e tyre të merren parasysh. Kështu është shprehur mes tjerash Rrahmani i cili njofton se pezullimi i grevës është përkohësisht sepse humbjet për secilin operator janë të mëdha dhe është më se i nevojshëm subvencionimi nga qeveria edhe për këtë sektor.

Read Previous

Nga sot, Kosova në listën e Zvicrës për karantinim

Read Next

Haliti i PDK-së: Për pikë të qejfit e kam votuar Konjufcën, s’ka nevojë të bëhen filma