KRU “GJAKOVA” shënon ditën botërore të ujit

Dita botërore e Ujit shënohet për çdo vit më 22 mars. Kjo ditë është përcaktuar me rezolutën e OKB-së në dhjetor të vitit 1992. KRU “GJAKOVA” festoi këtë ditë duke treguar të arriturat e  kësaj kompanie përmes një reportazhi.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe organizata “HANIKDOS”  përfaqesues nga “ SHUKOS” si dhe nga zyra zvicerane në Kosovë. Drejtori ekzekutiv i KRU “GJAKOVA” falenderoi të pranishmit dhe uroi të gjithë qytetarët në ditën botërore të ujit.

Që të gjithë vlersuan lartë punën e KRU “GJAKOVA” ndër vite duke apeluar që të kursejmë ujin që të kemi më shumë në të ardhmen.

Read Previous

Eksperti i kriptovalutave: Bitcoin mund të rritet deri në 300,000 dollarë

Read Next

Pas reshjeve të borës në Gjakovë rrugët janë të kalueshme