Deputetët e Kosovës me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim kanë votuar për Qeverinë e re të vendit.
Kjo Qeveri do të udhëhiqet nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Kjo është përbërja e Qeverisë Kurti 2:
Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicatve dhe të Drejtave të Njeriut, Emilia Rexhepi.
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia.
Ministre e Arsimi, Shkencës dhe Teknologjisë do të jetë Arbërie Nagavci.
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të jetë Hajrulla Çeku.
Ministër i Administrimit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi.
Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës do të jetë Liburn Aliu.
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural do të jetë Faton Peci.
Ministër i Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj.
Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Ministre e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
Ministër për Komunitete dhe Kthim është Goran Rakiq.
Ministër për Zhvillimin Rajonal është Fikrim Damka.
Qeveria Kurti 1 ishte votuar më 3 shkurt të vitit të kaluar pas një koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Qeveria e Kurti 1 është rrëzuar përmes një mocioni të mosbesimit më 25 mars 2020, të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.