Reshje bore edhe sot

Reshjet e borës që po bien për gjatë këtyre dy ditëve nuk do të ndalen as sot. Kështu ka paralajmëruar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Në Kosovë do të mbajë mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve e që do të vazhdoj kështu deri të enjten.

“Mot i paqëndrueshëm dhe me temperatura nën vlerat e mesatareve do të vazhdoj deri ditën e enjte. Tutje do të ketë rritje graduale në fushat termike. Bora e cila po bie, aty ku ka mbulesë të tërësishme, do të jetë në favor të kulturave bimore, pasi që do të jetë një mbrojte nga ngricat që do të jenë prezent gjatë kësaj jave. Sa i përket situatës biometeorologjike ajo mbetet e pafavorshme për personat me sëmundje kronike, ndërsa cilësia e ajrit paraqitet relativisht e mirë për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të këtyre elementeve meteorologjike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s./KosovaPress

Read Previous

Raporti i datës 23 mars nga spitali “Isa Grezda”

Read Next

Dita e parë si kryeministër, Qeveria publikon agjendën e Albin Kurtit