Tre persona janë arrestuar në Klinë nën dyshimin se gjatë një proteste nuk iu bindën urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar ata.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në Klinë.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë bindur urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare duke i sulmuar ata. Lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policorë dhe dy të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.