Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka kanosur prindërit e tij.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:45, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Gjilan 22.04.2024 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit e tij i kishte kanosur ata. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.