Vitia merr detyrën e ministrit të Shëndetësisë nga Zemaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ia ka dorëzuar detyrën ministrit të ri të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Arben Vitia është rikthyer në postin nga i cili u largua rreth 10 muaj më parë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti 1.

Qeveria Kurti 2 është votuar ditën e hënë, më 22 mars. Pro formimit të qeverisë kanë votuar 67 deputetë, kurse kundër kanë qenë 30. Qeveria Kurti 2 ka tre zëvendëskryeministra dhe 15 ministri.

Gjithashtu, sot kryeministri Albin Kurti ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ish-kryeministri, Avdullah Hoti. 

Read Previous

Miqësitë e imponuara dhe ato në çift

Read Next

​Deçani kujton të rënët, Ramosaj: 24 marsi i 1999-ës popullit ia ngjalli guximin dhe shpresën