Gjykata e Qarkut në Stokholm e ka dënuar me burgim të përjetshëm Adriatik Hadrin.
Hadri akuzohet se ka vrarë prindërit e tij në janarin e vitit të kaluar.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në shtëpinë e tij në Prizren.
Vrasja ka ndodhur duke i ekzekutuar ata me një plumb në kokë.
37-vjeçari është shtetas suedez dhe për këtë shkak çështja ishte gjykuar atje.
Po ashtu shtetas suedez ishin edhe prindërit e tij të ndjerë. /KlanKosova/