Sot është dita botërore e Tuberkulozit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë gjatë vitit 2020 janë regjistruar 441 raste të tuberkulozit.
Tuberkulozi mund të parandalohet, mjekohet dhe shërohet. Në Kosovë barnat janë falas për të gjitha rastet e tuberkulozit.
Kjo sëmundje paraqitet me këto shenja: temperaturë, djersitja gjatë natës, plogështia dhe zbehja, kollitja mbi 3 javë, këlbaza me shenja gjakut dhe humbja e peshës dhe oreksit.
Tuberkulozi është sëmundje ngjitëse që përhapet përmes ajrit, nga i sëmuri te personi i shëndoshë përmes përshtymës, teshtitjes dhe kollitjes./GazetaSinjali