Man City merr fitore të lehtë në udhëtim te Fulham

Premier Liga ka një lider të ri, kur kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në fundin e këtij sezoni.

Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet me fitore në kampionatin anglez, ku sot e ka mposhtur bindshëm 4:0 skuadrën e Fulhamit.

Dy gola nga Josko Gvardiol (minuta e 13’ dhe minuta e 71’), një gol nga Phil Foden (minuta e 59’) dhe një gol nga Julian Alvarez (minuta e 90+7’), i siguruan fitoren sot kampionit anglez.

Me fitoren e sotme, Manchester City e rrëzon Arsenalin nga pozita e parë në tabelë dhe ngjitet në kuotën e 85 pikëve, dy sosh më shumë se “Topçinjtë” në vendin e dytë.

Në anën tjetër, Fulhami mbetet në vendin e 13 me 44 pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 4:0 në favor të Cityt. /KosovaPress/

Read Previous

Kjo verë ofron zgjedhje të mira për pushime verore, thonë qytetarët

Read Next

Zhduket një grua në Gjakovë